Aktualitet

Prezantohet makina inteligjente për monitorimin e qarkullimit rrugor në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Prezantohet makina inteligjente për monitorimin e qarkullimit rrugor

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi prezantoi ditën e sotme bashkë me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit pajisjen inteligjente e cila do të vendoset në akset rrugore dhe do të monitorojë 24/7 lëvizjen e mjeteve në rrugë, duke regjistruar shpejtësinë, targën e makinës dhe zbatimin e rregullave si vendosja e rripit të sigurisë, përdorimin e celularit në timon etj.  Ministri i Brendshëm  ndoqi nga afër funksionimin e kësaj pajisjeje inteligjente, prodhim gjerman, në një nga segmentet rrugore që lidh Tiranën me Elbasanin dhe u bëri një thirrje përdoruesve të mjeteve të zbatojnë më përpikmëri rregullat e qarkullimit, pas kjo pajisje “nuk njeh mik!”

“Kjo pajisje është në fakt teknologjia e fundit që përdoret sot në vendet perëndimore, pajisje që kap në mënyrë të pandërprerë të gjitha shkeljet që ndodhin në një segment rrugor të caktuar në 4-6 korsitë, nëse do të kemi rrugë me 6 korsi. Është një pajisje që punon në mënyrë të pavarur, ditën dhe natën, që nuk ka asnjë ndikim njerëzor apo subjektiv të gjykimit të shkeljes. Në mënyrë automatike e regjistron shkeljen dhe e çon në kohë reale në qendrën e përpunimit që ndodhet në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Është një pajisje e cila mund të lëvizë lehtësisht në të gjitha segmentet rrugore”, u shpreh Ministri Çuçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH