Aktualitet

Pretendonte se i kishin bërë magji/ 48-vjeçari dhunon bashkëjetuesen, kjo e fundit dërgohet ne spitalin psikiatrik

Shkruar nga Liberale
Pretendonte se i kishin bërë magji/ 48-vjeçari dhunon

Një 48-vjeçar nga Burreli është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Policia thotë se bashkëjetuesja e tij pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është dërguar për mjekim në spitalin psikiatrik në Tiranë.

Sipas policisë, 48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji.

Procedohet, po ashtu edhe 36-vjeçari, i cili vinte nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit për të shëruar 33-vjeçare. Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 fishekë luftarakë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH