Aktualitet

Gazeta Liberale në fundjavë: Presione për hapjen e plotë

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale në fundjavë: Presione për hapjen e plotë

E hëna shton hartën e zonave të gjelbra, çel parukeritë dhe një pjesë të qendrave tregtare, por bllokon me postblloqe qytetet më të mëdha të vendit. Ndërkohë, nëntë javë nga izolimi, shtohen presionet për hapjen e plotë, ndërsa fqinjët janë përgatitur  për turizmin.

Prej dy javësh, qeveria lajmëron sektorët që rinisin veprimtarinë pas dy muajsh izolimi dhe nga e  hëna harta e të ashtuquajturave zona të gjelbra do të zgjerohet. Por kaq nuk mjafton për t’u cilësuar rikthim në normalitet, edhe pse kryeministri Rama ashtu si edhe liderët e tjerë të botës ka theksuar se bota pas koronavirusit nuk do të jetë më ajo që njohim.

Këto dhe shumë të tjera do t'i lexoni në Gazetën Liberale në print sot. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH