Presidentja e ardhshme e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pritet që ta marrë detyrën më datë 1 nëntor.
Por gjatë kësaj periudhe ajo po sistemon shumë gjëra, një prej të cilave ka të bëjë edhe me banesën ku do të jetojë pasi të bëhet presidente.
Ajo ka vendosur të zhvendoset për të jetuar pranë zyrës së saj në katin e 13-të ndërtesës Berlaymont të komisionit të BE në Bruksel.
Zgjedhja e Von der Leyen do ulë kostot e sigurisë si edhe do “e shpëtojë” nga trafiku i Brukselit.
Presidentja do e mbajë gjithashtu edhe vendbanimin e saj kryesor në Hanover, por gjatë javës së punës do qëndrojë në dhomën prej 25 metra katrorë, që ka një hapësirë për të fjetur.
“Ne mund të konfirmojmë se Von der Leyen ka kërkuar që të qëndrojë pranë zyrës së presidentit gjatë netëve dhe ditëve të saj të banimit në Bruksel,”-raporton gazeta gjermane Die Welt, duke cituar një zëdhënës të komisionit./Gazeta Liberale