Globi

Presidentja e KE-së: BE mund të nisë vaksinimet para Krishtlindjeve

Shkruar nga Liberale
Presidentja e KE-së: BE mund të nisë vaksinimet para

Vendet e Bashkimit Evropian mund të fillojnë vaksinimin për koronavirusin para fundit të vitit 2020. Deklarata erdhi nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Çdo ditë është e rëndësishme. Ne punojmë me shpejtësi të plotë për të autorizuar vaksinat për Covid-19. Unë i mirëpres lajmet e Agjencisë Europiane të Barnave që parashikojnë takimin për të diskutuar vaksinën Pfizer-BionTech para Krishtlindjeve. Evropianët e parë ka të ngjarë të vaksinohen para fundit të vitit 2020”, shkroi Ursula von der Leyen, në Twitter.

Kjo deklaratë pasoi vendimin e rregullatorit të barnave të BE-së për të sjellë aprovimin e mundshëm të vaksinës së koronavirusit Pfizer/BioNTech, deri më 21 dhjetor.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm mbi vaksinën Pfizer më 21 dhjetor, i cili ishte planifikuar më 29 dhjetor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH