Kryesore

Presidentja e KE: Ballkani i përket BE, do shërohemi me bashkëpunim

               Publikuar në : 21:31 - 06/05/20 liberale

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka folur pas samitit të Zagrebit, i cili u mbajt online ditën e sotme. Përmes një postimi në Twitter, ajo shkruan se takimi i sotëm tregoi se jemi gjithmonë më të fortë nëse jemi të bashkuar dhe se ekonomitë dhe shoqëritë tona do shërohen më shpejt nga koronavirusi në sajë të bashkëpunimit.

Sipas saj, Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian, ndërsa i bën thirrje qeverive të vazhdojnë me reformat e sundimit të ligjit dhe garantimin e lirisë së medias.

Takimi i sotëm BE-Ballkan Perëndimor në Samtin e Zagrebit ka treguar që ne jemi gjithmonë jemi më të fortë të bashkuar. Ne do të ngrihemi më shpejt dhe po ashtu ekonomitë dhe shoqëritë tona do të shërohen më shpejt nga koronavirusi me solidaritet dhe bashkëpunim. Nuk ka dyshim, që Ballkani Perëndimor i përket BE. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave”, shkruan Von Der Leyen.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back