Aktualitet

Presidentja e Hungarisë nis sot vizitën zyrtare në Shqipëri (do të ketë edhe një fjalim në Kuvend)

Shkruar nga Liberale
Presidentja e Hungarisë nis sot vizitën zyrtare në Shqipëri

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenti Bajram Begaj ka pritur në një ceremoni zyrtare homologen e Hungarisë

Begaj dhe Novak po zhvillojnë një takim kokë më kokë, ndërsa më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila pritet të nisë rreth orës 11:30.

Në orën 13:00, Presidentja e Hungarisë do të mbajë një fjalë përshëndetëse edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH