Aktualitet

Presidentit nuk po i gjejnë kostumin

Shkruar nga Liberale
Presidentit nuk po i gjejnë kostumin

Kuvendi i Shqipërisë do nisë procedurën kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Nga mediat e vendit është hapur lajmi se njerëzit përgjegjës po mblidhen për të caktuar një njeri që do të jetë kryetar i shtetit, pas Metës. Fillimisht ata kanë lëshuar një vizatim në ajër dhe që e quajnë “arketip i Presidentit të ri”, por deri më tani palët ende s'e kanë gjetur. 

Aktualisht, maxhoranca ka deklaruar gatishmëri për bisedime politike, por bisedimet kanë vlerë vetëm në dy raste: kur ajo e ka të pamundur zgjedhjen e Presidentit, jo kur ka 6 vota më shumë sesa kufiri zgjedhor i nevojshëm, si dhe në rastin kur maxhoranca dëshiron të japë një mesazh politik të integritetit institucional, maturimit politik dhe të gjithëpërfshirjes, – cilësi që në politikën shqiptare thuajse deri tani nuk ekzistojnë.

Në këto rrethana, me siguri zgjedhja e tanishme e Presidentit do të ndodhë në raundin e katërt, atëherë kur numrat vendosin dhe kur deputetët i frikësohen humbjes së mandateve, pra, shpërndarjes së Parlamentit.

Deputetët e opozitës po ulen në tryezën e procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri me paragjykimin se maxhoranca po tenton t’i përdorë ata vetëm për fasadë para syrit të ndërkombëtarëve. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, shpjegoi në konferencën e kryetarëve frymën që ka Kushtetuta e Shqipërisë për zgjedhjen e Presidentit. Ai nënvizon se Kushtetuta tregon se Presidenti i shqiptarëve del përtej socialistëve dhe demokratëve.

Por, edhe nëse në tre raundet e para dështohet që të zgjidhet kreu i ri i shtetit me dakordësinë e të gjitha palëve, Alibeaj tha se Partia Socialiste nuk ka legjitimitet për të zgjedhur e vetme kreun e shtetit, pasi në grupin e saj parlamentar ka 7 deputetë që kanë marrë mandatet me probleme.

Qëndrimet tona janë përballë shqiptarëve. Ne e kemi sfidën me ndjesitë dhe pritshmëritë e shqiptarëve. Jo më kot ju thashë javën e kaluar që kjo vërtet është mbledhje burokratike, por i gjithë ky proces duhet të jetë në shërbim të transparencës, që do duhet të jetë virtyt i procesit që shqiptarët të marrin vesh qartë e saktë, virtytet dhe veset e procesit. Të biem dakord që standardi që do vendosim se kur është raundi i parë të jetë një standard që të aplikohet edhe në dy raundet e tjera, ku opozita ka pjesëmarrjen e vet formalisht. Çfarë të drejte keni ju? Meqë parafolësja tha mos na vendosni kushte. Kushte s’keni të drejtë të vendosni ju, sepse jeni të delegjitimuar. S’keni legjitimitetin e shqiptarëve. Keni 3 vota nga Tom Doshi non grata. Keni 2 vota nga Aqif Rakipi, non grata. Keni vota të marra nga dy deputetë të tjerë që s’i keni këtu, por diku tjetër”, tha Alibeaj.

Kriteret e draftit të tij, Alibeaj nuk i konsideroi si kushte, por si qëndrime për të bërë transparencë me shqiptarët.

Krejt ndryshe nga Partia Socialiste dhe Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma mendon se nuk duhet të jetë kusht që Presidenti i ri të mos jetë politik.

Ju sot vini me një vendim politik që Presidenti të mos jetë politik. Sepse paskeni si maxhorancë problem etik me politikën. Sepse doni apo s’doni ju kjo kështu është lexuar që vetëdeklaroheni që të qenurit politik është gati-gati turp. E pra, kjo s’e nderon klasën politike shqiptare”, tha ajo.

Gjatë tri dekadave, Shqipëria ka pasur 7 presidentë, 6 të zgjedhur nga maxhoranca e radhës dhe 1 President konsensual./Liberale.al/R.Dedaj

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH