Globi

Presidenti Thaçi del nga spitali

Shkruar nga Liberale
Presidenti Thaçi del nga spitali

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë nga spitali dhe është kthyer në shtëpi. Ai po trajtohej në Klinikën e Urologjisë për shkak të problemeve me veshkë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Presidenca, përmes një komunikate për media.

Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë. Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar”, thuhet në njoftim.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH