Aktualitet

Presidenti Meta dekreton Ahmetajn ministër të Shtetit për Rindërtim

Shkruar nga Liberale

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Arben Ahmetajn si ministër për Shtetin për Rindërtim.

Propozimi i erdhi sot nga kryeministri Edi Rama. Vendimi vjen pas tërmetit tragjik i cili mori jetën e 51 personave, që la pas qindra të plagosur e shumë shtëpi të rrënuara.

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit?”, shkruante kryeministri në Twitter.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH