Globi

Presidenti izraelit mohon se po godasin spitalin Al-Shifa në Gaza, OBSH thotë se godina nuk po funksionon më

Shkruar nga Liberale
Presidenti izraelit mohon se po godasin spitalin Al-Shifa në Gaza, OBSH

Presidenti izraelit Isaac Herzog ka mohuar se Izraeli po godet spitalin më të madh të Gazës. Raportet nga stafi i Al-Shifa thonë se objekti që strehon mijëra palestinezë, ka mbetur pa energji elektrike.

Por Herzog tha se "gjithçka po funksionon" në spital. Ai tha gjithashtu se një kopje e Mein Kampf të Adolf Hitlerit u gjet në trupin e një luftëtari të Hamasit, në Gazën veriore.

Herzog tha se një kopje e përkthyer në arabisht u gjet "vetëm disa ditë më parë" në një dhomë fëmijësh që ishte "shndërruar në një bazë operacioni ushtarak të Hamasit". Manifesti antisemitik i liderit nazist u botua për herë të parë në 1925.

Gjetja e një kopjeje të saj në Gazën veriore, tha Herzog, tregoi se disa në Hamas "mësuan vazhdimisht ideologjinë e Adolf Hitlerit për urrejtjen e hebrenjve".

Ndërkohë më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se kishte humbur komunikimin me me stafin e spitalit dhe pacientët të bllokuar nga luftimet jashtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH