Aktualitet

Presidenti i UEFA-s në Tiranë për “Air Albania”, dekorohet nga Meta

               Publikuar në : 11:14 - 17/11/19 liberale

Në inaugurimin e “Air Albania Stadium”, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin është një ndër të ftuarit special. Për nder të tij, Federata Shqiptare e Futbollit ka parashikuar një agjendë të ngjeshur ditën e sotme.

Si fillim, Ceferin dhe delegacioni i tij do të takohet me kryeministrin Edi Rama në orën 12:30. Gjysmë ore më vonë, Ceferin, i shoqëruar nga Armand Duka, kreu i FSHF-së, do të zhvillojnë një vizitë në stadium.

Në orën 14:00 do të shtrohet një drekë zyrtare për të ftuarit e UEFA-s dhe FIFA-s në Pallatin Mbretëror.

Aleksander Ceferin do të dekorohet nga presidenti Ilir Meta. Ceremonia do të zhvillohet në 18:00-18:30.

Në 18:40 do të zhvillohet një vizitë në muzeun e stadiumit.

Duka dhe Ceferin do të dalin në një konferencë për shtyp në orën 19:00-19:30.

Ndërkohë, në ceremoninë inauguruse të stadiumit, në orën 19:40-20:20, Duka, Ceferin dhe Rama do të mbajnë fjalime.

Kujtojmë që ndeshja Shqipëri-Francë do të fillojë në orën 20:45./Gazeta Liberale

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back