Sport

Presidenti i UEFA: Nëse ke hundën e madhe, je në pozicion jashtë lojë

               Publikuar në : 13:36 - 04/12/19 liberale

VAR është një nga risitë më të bujshme në botën e futbollit. Por roli i video asistentit në fushë jo gjithnjë është pritur mirë, . Me implementimin e tij në kampionatet më të rëndësishme është shtuar dhe më shumë debati për funksionalitetit e tij.

Kundër kësaj teknologjie është edhe presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin.

“Nëse ke një hundë të madhe, tani je në pozicion jashtë loje. Propozimi jonë është të ketë një tolerancë prej 10-20 cm. Kishim ftuar dy javë më parë trajnerët më të mirë në botë, Klopp, Guardiola, Max Allegri, Ancelotti, Zidane. Shefi i arbitrave, Roberto Rossetti i tregoi një faull me dorë. Gjysma e dhomës tha se ishte, gjysma tjetër tha jo, kjo thotë gjithçka. Rregullat nuk janë të qarta. Në Angli disa arbitra nuk e shohin fare VAR, në Itali rrinë gjysmë ore duke e parë, është një kaos. Siç e thashë dhe më lart, askush nuk mund ta shpjegoj nëse është apo jo një faull me dorë. Arbitri nuk është një psikiatër për të kuptuar nëse ishte apo jo e qëllimshme. Për fat të keq nuk mund të themi se nuk do ta përdorim më, në të kundërt do na vrisnin, duhet ta përdorim për të qetësuar stafet e ekipeve”, u shpreh ndër të tjera Ceferin për “Daily Mirror./Gazeta Liberale

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back