Globi

Presidenti i Serbisë paditet për kultivim marijuane

Shkruar nga Liberale
Presidenti i Serbisë paditet për kultivim marijuane

Kryebashkiaku i qytetit Novi Sad në Serbi, Milos Vuçeviç ka kallëzuar Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe vëllain e tij Andrej Vuçiç për përfshirje në kultivimin  e marijuanës.

Kryebashkiaku i Novi Sad kërkon hetim për lidhjet e mundshme të dy vëllezërve Vuçiç me kultivimin e marijuanës në një fermë që ndodhet pranë kryeqytetit, Beograd.

Edhe opozita serbeka akuzuar presidentin për lidhje me pronarin e një ferme, i cili u arrestua një muaj më parë për kultivimin e marijuanës.

Pronari i kësaj ferme kishte bërë kërkesë për të përfituar subvencione shtetërore për kultivimin e kanabisit mjekësor.

Presidenti i Serbisë i ka mohuar këto akuza, ndërsa kallëzimin ndaj tij e mirëpriti duke thënë se më në fund do të zbulohet se kush gënjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH