Aktualitet

Vuçiç jep mesazhin: Kosovën s’ia jap askujt dhe asnjë “pëllëmbë të territorit serb”

Shkruar nga Liberale
Vuçiç jep mesazhin: Kosovën s’ia jap askujt dhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dërguar një mesazh për Kosovën gjatë ceremonisë promovuese të oficerëve serbë ku tha se Kosovën “s’ia jep askujt” dhe asnjë “pëllëmbë të territorit serb”.

“Dhe në fund, ata që kërcënojnë Serbinë dhe popullin tonë sot nuk e kanë kuptuar kurrë se sa të fortë jemi ne, vendosmërinë tonë dhe vendosmërinë tonë për të mbrojtur atë që është e jona.

Ne e duam vetëm që të jetë e jona dhe për këtë arsye s’ia japim askujt Kosovën, as ndonjë pjesë tjetër, asnjë pëllëmbë të tokës tonë, të atdheut tonë”, tha Vuçiç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH