Aktualitet

Presidenti i ri/ Grupi i PS paralajmëron opozitën: Nëse nuk sillni emrat me firma, do ta propozojmë vetë

Shkruar nga Liberale
Presidenti i ri/ Grupi i PS paralajmëron opozitën: Nëse nuk

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka deklaruar se, nëse opozita nuk sjell emrat për Presidentin e ri me firma mbështetëse në këto 2 raunde, në raundin e katërt do të propozojë PS.

“Dy ditë më parë kemi rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë ne nuk do propozojmë kandidat dhe i takon opozitës të propozojë. Propozimi për President duhet të vijë dhe me firma mbështetëse nga opozita. Nëse presidenti nuk zgjidhet në këto dy raunde, në raundin e katërt do të propozojmë ne. Takimi ka qenë publik dhe kjo është dakordësuar në prani të mediave”, shprehet grupi i PS.

Kujtojmë se, dje u propozuan disa emra për president nga ana e deputetëve opozitarë, ndërkohë që kreu i Grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj njoftoi një tjetër mbledhje sot pasdite.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH