Politikë

Presidenti i ri, Gjekmarkaj: Kemi rënë në grackën e Ramës

Shkruar nga Liberale
Presidenti i ri, Gjekmarkaj: Kemi rënë në grackën e

Deputeti Agron Gjekmarkaj, nuk e quan aspak serioze ofertën e kryeministrit Edi Rama, që opozita të dalë me propozime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Gjekmarkaj tha se opozita ka rënë në grackën e Ramës, pasi ai mund të marrë listën me propozime dhe t’i tallë figurat, njëjtë siç bëri gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar, ku nxorri fotot e deputetëve demokratë.

“Nuk është e lehtë të flasësh duke pasus parasysh realitetin e opozitës. Do ishte mirë që opozita të kishte një kandidat të vetëm”, theksoi deputeti demokrat".

“Situata nuk është ndër më të mirat. Mund të pohoj si dëshmitar i tërhequr, nuk më duket se ka pasur një vullnet tek grupet e opozitës për të shkuar drejt një konsensi”.

“Grupimet e tjera, Alibeaj është në opozitë të vështirë, i thonë i shitur, është dhe kjo trysni. Zoti Alibeaj mund të kishte treguar më tepër vullnet për të tërhequr ata që janë drejtuar drejt foltores”.

“Kemi rënë në grackën retorikë të kryeministrit dhe të lojës së tij. Ai thotë sillni emrat dhe fillon e qesh pastaj, ky i ka vesh të gjatë, ky s’më pëlqen se është kaçurrel”.

“Në fushatë, Kryeministri ka nxjerrë foton time të Markut, ka bërë gallatë, kështu që mund ta bëjë të marrë listën me presidencën dhe ta tallë, ky i ka dhëmbët e prishur, ky… Na ka nxjerrë fotografitë atje, s’kishim ndonjë faj ne se s’ishim të bukur apo jo", theksoi deputeti demokrat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH