Aktualitet

Zyrtarisht President i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj merr 78 vota në Kuvend

Shkruar nga Liberale
Zyrtarisht President i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj merr 78 vota

Bajram Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura zgjidhet President i ri i Republikës së Shqipërisë.

Nga 83 deputetë që morën pjesë në votimin e Kuvendit, nuk rezultoi asnjë votë e pavlefshme.

Me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim, Bajram Begaj është zgjedhur President i ri. Detyrën e kreut të shtetit Begaj do ta marrë zyrtarisht më 24 korrik.

Sipas kushtetutës, pas djegjes së tri raundeve të para, Presidenti mund të votohej me shumicë të thjeshtë në raundin e katërt,  pra me vetëm 71 vota.

Kandidati për President, Bajram Begaj, iu propozua Kuvendit nga 37 deputetë të Partisë Socialiste.

PS siguroi në këtë legjislaturë 74 deputetë dhe 3 deputetë i kanë socialdemokratët. Begaj ka shkuar vetëm me një votë, përtej konsensusit, pas votimit në Kuvend.

Besohet se votat kundër Begajt ishin 3 nga LSI dhe 1 nga partia PDIU.

Nga votimi, Begaj ka marrë 1 votë pro nga PDIU dhe votën e opozitës që ishte abstenim prej të njëjtës parti.

Pjesa tjetër e opozitës bojkotoi ose nuk mori pjesë në votim. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH