Aktualitet

"Presidenti i parë evropian", kush është Jakov Milatoviq, kreu i ri i Malit të Zi?

Shkruar nga Liberale
"Presidenti i parë evropian", kush është Jakov

Lideri i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviq, u bë presidenti i ri i Malit të Zi. Milatoviq ka lindur në Titograd më 7 dhjetor 1986 dhe është me profesion ekonomist, por merret me politikë.

Ai ishte ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Zdravko Krivokapiqit dhe kandidoi për President i Malit të Zi në zgjedhjet e vitit 2023.

Studimet bazë për ekonomi i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi, me notë mesatare 10.

Eksperiencën e punës e ka filluar në NLB Bank në Podgoricë si pjesë e ekipit të menaxhimit të riskut. Pas kësaj, ai punoi në Deutsche Bank në Frankfurt, në ekipin e vlerësimit të rrezikut të kredisë në vend, me fokus në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Që nga viti 2014, ai ka punuar në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në ekipin e analizës ekonomike dhe politike, fillimisht si analist ekonomik për rajonin e Evropës Juglindore dhe pasi u promovua në pozicionin e ekonomistit, mbuloi vendet e Ballkanit Perëndimor nga zyra në Podgoricë.

Në vitin 2018, ai u promovua në kryeekonomist me detyrën e mbulimit të vendeve të BE-së, përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë nga zyra e Bukureshtit. Vetëm 37 vjeç, Milatović është ndër liderët më të rinj evropianë.

Pas zgjedhjes, ka reaguar edhe kryeministri, Dritan Abazoviç, i cili e quan presidentin e parë evropian.

“Përgëzoj Jakov Milatoviqin për zgjedhjen e tij si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! Misioni i përfunduar. Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur përpara. Ne do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetar dhe ekologjik”, ka shkruar Abazoviç në Twitter./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH