Globi

Presidenti i infektuar: Njerëzit vdesin çdo ditë, kjo është jeta

Shkruar nga Liberale
Presidenti i infektuar: Njerëzit vdesin çdo ditë, kjo

Ndonëse është një nga të infektuarit e shumtë me koronavirus të Brazilit, presidenti Jair Bolsonaro duket se nuk ka ndryshuar qëndrim për mënyrën sesi duhet të menaxhohet pandemia.

“Më vjen keq për vdekjet. Por njerëzit vdesin çdo ditë, nga shumë gjëra. Kjo është jeta”, tha ai para gazetarëve.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të përgatiten sepse sipas tij pjesa më e madhe do ta kalojnë sëmundjen. Sipas presidentit brazilian, nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

E dija se do të infektohesha një ditë, pasi mendoj se për fat të keq pothuajse të gjithë këtu do të preken nga virusi. Nga çfarë frikësohesh? Nuk ke pse frikësohesh, thjesht përballu me të", tha ai.

Bolsonaro e ka quajtur vazhdimisht Covid-19 një grip të vogëlt. Ai ka kundërshtuar bllokimet, për të cilat thotë se dëmtojnë ekonominë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH