Aktualitet

Presidenti i FSHF: Sporti ka nevoje për ekspertë të menaxhimit dhe...

Shkruar nga Liberale
Presidenti i FSHF: Sporti ka nevoje për ekspertë të menaxhimit

I ftuar në Forumet UET Prsidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka rrëfen në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë nevojat dhe prioritet që ka sot futbolli në Shqipëri

Sporti dhe futbolli në veçanti pavërsisht emocioneve që na japin kanë nevojë për më shumë përkujdsje, menaxhim dhe sektorë të tjerë si ajo e mjeksisë sportive, deklaroi presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka në një bashkëbiesedim me studentë të sportit, mjeksisë dhe menaxhimit në UET.

“Ne na ka rrëmbyer nevoja më imediate që ka pasur futbolli. Pa fusha futbolli, pa një infrastukturë të mirë, pa disa stadiume komforte është e vështirë që të zhvillosh lojën, por gjithsesi detyrat tona janë më shumë, të jemi më të organizur, të kemi më shumë fëmijë që luajnë futboll në vendin tonë dhe t’ia lëmë në dorë infrastukturën përgjegjësit kryesor që është pushteti vendor apo qeveria qëndrore”.

UEFA është një ngjarje e rëndësishme e Federatës së Futbollit sepse përfaqësohet në programin vendimmarrës midis dy kongreseve. Uefa se fundmi ka lancuar nje projekt dhe Presidenti i FSHF-së fton pedagogët e UET të marrin pjesë, pasi ky projket është një grand kërkimor i cili i jepet pedagogëve me dy-tre kritere të cilat janë :pasja e një doktorature dhe që të kërkon të kesh lidhje me futbollin, dhe jo thjesht për të por për element që lidhen me marketingun, komunikmin, menaxhimin etj.

“Mjafton të kenë një mbështetje nga Federata e Futbollit dhe mund do të kenë një grand 9 mujor me një vlere 15 mije euro për inidivid dhë një vlerë më të madhe në nëse ky projekt do të realizohet në grup dhe ç’ka është më e rëndësishmja të aplikojnë për të mirën e futbollit”

Duka na tregon se klubet e futbollit kanë nevojë për një menaxhim më të mirë. Organizatorët nëpërmjet sistemeve të licensimit mundohen të ralizojnë ato objektiva që grupet të jenë vërtet të organizuara.

Në lidhje me ekipet e shqiptare të futbollit të cilat nuk mund të jenë pjesë e kompeticioneve europiane edhe pse janë të kualifukuara për shkak të renditjes në kampionatin shqiptar Presidenti i FSHF-së sqaron se kjo është për shkak të bilancit negatitv financiar që ato kanë.

“Mos të jenë aktivitete apo sipërmarrje me bilancë negativ. Në rregullat tona një klub futbolli ashtu si edhe ligji shqiptar e parashikon nuk mund te marin pjesë nëse është me humbje. Organizimi dhe menaxhimi i mirë arrihet nëpermjet specialistëve të mirëinvestuar që duhet të shkojnë për infrastukturë sportive për të rriturit dhe fëmijët që luajnë futboll.

Sot stafet e drejtimit të futbollit janë shumë ndryshe nga klasikja që ka qenë në vitete e mëparshme  kur një trajner dhe një asistent drejtonin një ekip futbolli. Sot stafet janë shumë më të mëdha dhe çdo fushë do specialistin e vet”.

Duka gjatë bashkëbisedmit shton se është propozuar një projekt në ndërtimin e 100 fusha futbolli por është e pamundur që një federatë futbolli të ndryshoj infrastrukturën.”Nuk mundet që me 100 fusha futbolli ta realizojmë atë.Ne duhet afrojmë fëmijët dhe ti bejme te ndergjegjshëm për rolin që futbolli ka në jëtën e tyre”.

Ndërkohë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit z. Duka deklaroi gjatë bashkëbisedimit me studentët në Forumet UET se do të organizohet Kupa “Nënë Tereza”  e cila shikohet si alternativa e vetme për të patur një kampionat mbarë shqiptar. Ky është mendimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, por për të arritur këtë qëllim, duhet leja nga FIFA dhe UEFA.

Kupë mbarëkombëtare ku marrin pjesë të gjithë ekipet e çdo kategorie në Shqipëri dhe Kosovë. Kemi dorëzuar këtë dokumentacion. Jemi në pritje të përgjigjes. Kam besim që do të marrim një përgjigje pozitive nga FIFA dhe UEFA që ta fillojmë këtë aktivitet që në edicionin 2020-2021”, tha Duka.

Sipas projektit, do të luajnë 102 ekipe për një total më shumë se 200 ndeshje. Shpenzimet do të jenë të mëdha dhe për këtë arsye do të kërkohet mbështetje edhe nga qeveritë e dy vendeve. Ky aktivitet do të jetë i ndarë në dy faza, ajo e parë eliminatore dhe e dyta me 32 skuadra. Ndeshjet parashikohen të luhen me sistem vajtje-ardhje./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH