Globi

Presidenti i Brazilit infektohet me koronavirus

Shkruar nga Liberale
Presidenti i Brazilit infektohet me koronavirus

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka rezultuar i prekur me koronavirus.

Bolsonaro kishte shfaqur ditë më parë simptoma, përfshirë dhe temperaturë të lartë dhe për këtë arsye iu nënshtrua testimit, që për të ishte i katërti. Pas testimit të tamponit, ai doli pozitiv.

Presidenti i Brazilit shpesh herë ka vënë në dyshim rrezikshmërinë e virusit duke e quajtur atë një “grip të lehtë”.

Ai gjithashtu iu bëri thirrje autoriteteve lokale që të hiqnin masat shtrënguese për të rivënë ekonominë në punë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH