Aktualitet

Presidenti egjiptian refuzon propozimin e CIA-s për kontrollin e përkohshëm të Gazës, pas humbjes së Hamasit

Shkruar nga Liberale
Presidenti egjiptian refuzon propozimin e CIA-s për kontrollin e

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka refuzuar një propozim të SHBA-së që Egjipti të marrë përsipër sigurinë në Rripin e Gazës pasi grupi militant palestinez Hamasi të mposhtet nga Izraeli dhe derisa kontrolli t'i kalojë Autoritetit Palestinez, tha Autoriteti Palestinez të enjten. Al-Sisi dhe shefi i inteligjencës së Egjiptit, Abbas Kamal u takuan me drejtorin e CIA-s, William Burns në Kajro dhe diskutuan propozimin e SHBA-së, raportoi WSJ, duke cituar zyrtarë të lartë egjiptianë. "Presidenti egjiptian tha se qeveria e tij nuk do të luajë një rol në eliminimin e Hamasit, pasi i duhet grupi militant për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë përgjatë kufirit të vendit me Rripin e Gazës," thanë zyrtarët.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një intervistë për "ABC News" që u transmetua të hënën, se Izraeli mund të rimarrë përgjegjësinë për sigurinë në Gaza "për një periudhë të pacaktuar kohe".

Netanyahu u shpreh: “Unë mendoj se Izraeli do të ketë, për një periudhë të pacaktuar kohe, përgjegjësinë e përgjithshme për sigurinë në Gaza, sepse ne kemi parë se çfarë ndodh kur ne nuk e kemi atë. Kur ne nuk e kemi atë përgjegjësi sigurie, ajo që shohim është shpërthimi i terrorizmit të Hamasit në një shkallë që nuk mund ta imagjinonim”.

SHBA hodhi poshtë propozimin e kryeministrit izraelit dhe ministri i Jashtëm Anthony Blinken tha të mërkurën se Izraeli nuk duhet të ripushtojë Gazën, por mund të ketë një periudhë tranzicioni pas përfundimit të konfliktit me Hamasin.

“Është gjithashtu e qartë se Izraeli nuk mund ta pushtojë Gazën. Tani realiteti është se mund të ketë nevojë për një periudhë tranzicioni në fund të konfliktit, por është e domosdoshme që populli palestinez të ketë një rol qendror në qeverisjen e Gazës dhe Bregut Perëndimor”, vuri në dukje Sekretari amerikan i Shtetit.

“Ne jemi shumë të qartë për riokupimin, ashtu siç jemi shumë të qartë se nuk do të ketë zhvendosje të popullsisë palestineze”, shtoi ai./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH