Globi

Presidenti brazilian refuzon vaksinën: Është e drejta ime

Shkruar nga Liberale
Presidenti brazilian refuzon vaksinën: Është e drejta ime

Ndërsa shtetet kanë nisur të përgatiten për të vaksinuar popullatën kundër Covid president i Brazilit, Jair Bolsonaro ka thënë se nuk do ta marrë vaksinën kundër virusit. Ai tha se Kongresi nuk do t’iu kërkojë brazilianëve që të vaksinohen nëse nuk ata nuk pranojnë.

“Po ju them se nuk do ta marr vasksinën. Kjo është e drejta ime”, tha presidenti brazilian.

Edhe pse ai doli pozitiv me Covid në korrik, Bolsonaro është shfaqur gjithmonë skeptik lidhur me pandeminë. Po ashtu, ai vuri në dyshim edhe efektivitetin e maskës mbrojtëse, si mjet për të parandaluar përhapjen e virusit.

Pas SHBA-ve, Brazili ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH