Aktualitet

Presidenti Begaj zbardh takimin me ambasadoren Yuri Kim: Diskutuam këto çështje të rëndësishme

Shkruar nga Liberale
Presidenti Begaj zbardh takimin me ambasadoren Yuri Kim: Diskutuam këto

Presidenti Bajram Begaj ka zbardhur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale takimin në Presidencë me ambasadorën e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Begaj shkruan se është diskutuar në lidhje me çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

“Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim. Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj", shkruan presidenti në Facebook.

Ndërsa më tej thekson se, "përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët.” /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH