Aktualitet

Presidenti Begaj vizion Panairin e Librit: Aty ku gjithçka flet shqip, u ndjeva plot gëzim nga prania e fëmijëve

Shkruar nga Liberale
Presidenti Begaj vizion Panairin e Librit: Aty ku gjithçka flet shqip, u

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka qenë këtë të premte në stendat e Panairit të Librit të 26-të, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, nga data 15 nëntor, ndërsa pritet të mbyllet të dielën.

Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se e gëzon fakti që në këtë panair vijnë botime dhe autorë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi.Më tej Begaj, thotë se e gëzon fakti që sheh të marrin pjesë të gjitha moshat e kryesisht fëmijët.

"Sot vizitova Panairin e Librit, ku gjithçka “flet” shqip, me autorë shqiptarë të vjetër e të rinj, personalitete botërore me influencë në të shkuarën dhe të tashmen.

E gjithë kjo falë shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve që prej 26 vitesh ndjekin këtë traditë të mirë.

Më gëzon shumë fakti që në stendat e këtij panairi promovojnë dije në gjuhën shqipe shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Kjo është një bibliotekë e madhe shqiptare.

U ndjeva plot gëzim nga fakti që sërish në panair pashë të gjitha moshat. Të shohësh në shtëpinë e dijes të gjithë brezat, të mbush me urtësi dhe shpresë.

Më gëzon shumë sidomos prania e fëmijëve dhe të rinjve, pasi ata janë brez i jetës virtuale, por ishin në këtë panair dhe kjo është dëshmi e ruajtjes dhe e përcjelljes së një tradite të hershme shqiptare.

Përgëzime për të gjithë ata që me pasion për dijen dhe gjuhën amtare po kontribojnë ndjeshëm në ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar!", shkruan Begaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH