Showbiz

Presidenti austriak surprizon sërish, shkon me tren në takim zyrtar

Shkruar nga Liberale
Presidenti austriak surprizon sërish, shkon me tren në takim zyrtar

Presidenti austriak, Van der Bellen njofton se ai është nisur me tren në takimin zyrtar me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale shihet se, ai shkon edhe në takime zyrtare pa ndonjë shoqërim. Madje nuk ka me vete as truproja as kolona automjetesh që e shoqërojnë.

Më parë Van der Bellen është parë duke shkuar në punë në Vjenë me tramvaj. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH