Kryesore

Presidentët e SHBA dhe Rusisë mbyllin raundin e dytë të bisedimeve

               Publikuar në : 17:46 - 16/06/21 liberale

Ka përfunduar pas disa orësh Samiti në Gjenevë që kulmoi me takimin mes Biden dhe Putin. Liderët e SHBA dhe Rusisë kanë mbyllur dhe raundin e dytë të bisedimeve.

Lajmi është bërë i ditur për mediat amerikane nga një zyrtar i Shtëpisë të Bardhë, ndërkohë ka dyshime nëse ky është fundi i këtij Samiti ose jo. I pari që u largua nga vila në Gjenevë ku po zhvillohet takimi ishte Biden.

Tashmë pritet që pas 4 orësh takim, dy Presidentët të japin konferenca të ndara për shtyp teksa ky ishte takimi i parë mes tyre si homologë.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back