Globi

"Pres të arrestohem"/ Çfarë po paralajmëron Donald Trump?

Shkruar nga Liberale
"Pres të arrestohem"/ Çfarë po paralajmëron

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pretendon se së shpejti do të arrestohet në kuadër të një hetimi federal për trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol.

Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, ai tha se ishte informuar nga këshilltari special Jack Smith të dielën mbrëma se ai ishte një subjekt i hetimit të tyre.

"Jack Smith i çmendur, prokurori i DD-së së Joe Biden, dërgoi një letër (përsëri, ishte e diel mbrëma!) ku thuhej se unë jam një OBJEKT i hetimit të Jurisë së Madhe të 6 janarit dhe më jepte një 4 ditë shumë të shkurtër për t'u raportuar në Grand Juria, që pothuajse gjithmonë do të thotë Arrest dhe Aktakuzë", shkruan ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH