Aktualitet

Autobusë falas! Pas skepticizmit të qytetarëve, Belind Këlliçi sjell shembuj nga një qytet i Kinës Komuniste me 16 milionë banorë

Shkruar nga Liberale
Autobusë falas! Pas skepticizmit të qytetarëve, Belind

Belind Këlliçi, kandidat i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Tiranën,  duke qenë se premtimi i tij është pritur me kritika dhe skepticizëm ka publikuar sot disa raste në botë ku transporti është falas.

Me votën e 14 majit, shprehet ai, transporti publik në Tiranë mund të bëhet falas, si në qindra qytete në botë. Ai ka sjellë mes të tjerash një rast nga Kina, e cila drejtohet nga Partia Komuniste.

"Transporti publik falas do të ishte një zgjidhje për Tiranën. Imagjinoni të mos ketë më pagesa për bileta, radha për abone, shpenzime për karburantin apo parkimin, rrugë të zhbllokuara nga trafiku dhe më pak ndotje prej tymit e zhurmave të makinave”, tha Belind Këlliçi.

Reagimi i plotë i tij:

E kuptojmë që mund të jeni skeptik?

Por e vërteta është se ka shumë shembuj të suksesshëm të qyteteve që përdorin paratë e taksapaguesve për të ofruar transportin publik falas, plotësisht ose pjesërisht.

Kryeqyteti i parë që ka vendosur transportin plotësisht falas është Talini në Estoni, ndërsa Kuala Lampuri në Malajzi e ka falas pjesërisht.

Ka raste si Kansas City në Amerikë ku i gjithë sistemi është falas për të gjithë, dhe ka raste kur është pjesërisht, si Melbourne në Australi.

Qytetet që ofrojnë transport tërësish falas mund jenë të vogla si Templin në Gjermani me 16 mijë banorë ose të mëdha, si Chengdu në Kinë me 16 milionë banorë.

Ndërsa Luksemburgu dhe Malta e çuan nismën e transportit tërësisht falas në një nivel tjetër, duke e aplikuar për të gjithë territorin shtetëror.

Gjithmonë e më shumë qytete po e aplikojnë këtë politikë të sukseshme të transporti publik falas.

Duke filluar nga 1 janari i këtij viti transporti publik u bë i gjithi falas për qytetarët e Palma de Mallorca në Spanjë ndërsa për qytetarët Montpellier në Francë një vendim I ngjashëm do të hyjë në fuqi nga 21 dhjetori 2023.

Me votën e 14 majit, edhe Tirana mund t’I bashkohet kësaj liste të gjatë transporti urban falas.

Ky vendim është në duart tuaja.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH