Aktualitet

Prej 5 ditësh i zhdukur, Policia në kërkim të Agim Kajmakut

Shkruar nga Liberale
Prej 5 ditësh i zhdukur, Policia në kërkim të Agim Kajmakut

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit që prej datës 9 nëntor, për të cilin Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg.

Që prej ditës së shtunë, policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e Kajmakut në zonën e Fushë-Prezë, ku mësohet se i vetmi që është gjetur në banesë ka qenë djali i tyre.

Kontrolle për arrestimin e Kajmakut janë kryer edhe në banesën e ndodhur në zonën e “tregut elektrik”, në Tiranë, e cila rezulton të jetë në emër të bashkëshortes së Agim Kajmakut.

Ndërkohë, duke iu referuar të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se ish-kryebashkiaku i Vorës nuk rezulton të ketë dalë jashtë territorit shqiptar.

Agim Kajmaku, i shpallur në kërkim tashmë me vendim gjykate është nën akuzë për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH