Aktualitet

Prej 3 ditësh në flakë, Prokuroria nis hetimet për zjarrin në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Prej 3 ditësh në flakë, Prokuroria nis hetimet për zjarrin

Situata me zjarrin në fushën e mbetjeve në Vlorë duket më e qetë këtë të martë, edhe pse vatrat nuk janë shuar plotësisht, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Kryebashkiaku i ri, Ermal Dredha, thotë se nuk dihet me saktësi nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndaj sqaron se po bashkëpunohet me policinë dhe Prokurorinë që kane nisur një hetim penal.

Prej tre ditësh kanë punuarpër shuarjen e flakëve jo vetëm nga mjetet e bashkisë, por dhe ato të emergjencave civile. Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes vazhdon të hedhë ujë.

Kryebashkiaku Dredha thotë se për të mos u përsëritur ngjarje të tilla, kërkohet një zgjidhje afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve.

Zjarri nisi të shtunën, por pasditen e të dielës flakët në venddepozitimin e mbetjeve në qytetin bregdetar morën përmasa të pamenaxhueshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH