Aktualitet

Zogaj: Efikasiteti i protestave kërkon që opozita, siç thotë populli, "ta ketë barutin të thatë"

Shkruar nga Liberale
Zogaj: Efikasiteti i protestave kërkon që opozita, siç

Presidenti i Institutit Liberal “Pashko”, Preç Zogaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka folur mbi ngjarjen e rëndë në Himarë ku ndërroi jetë 7-vjeçarja, e cila u godit nga helikat e motorëve të gomones.

Ai i pyetur për protestat e zhvilluara për Jonadën e vogel, është shprehur duke thënë se janë reagim i domosdoshëm i shoqërisë.

“Vajza ishe në habitatin e vet, ishte në zonën e vet dhe atje shkuan e gjetën dhe e vranë.

Nga kjo pikëpamje do ishte një çudi që të mos kishte protestë”, u shpreh Zogaj.

Gjithsesi u kërkuan shkarkime por kemi parasysh edhe lajmin e shkarkimit të zv/ministres së Turizmit, ju si e patë zoti Zogaj këtë shkarkim, pati përgjegjësi tek një zv/ministër për këtë ngjarje, deri këtu duhej të shkohej apo ka ngjyrime te tjera?

“ Unë nuk jam shumë i informuar për ndonjë lidhje direkte midis dorëheqjes së zv/ministres së Turizmit dhe ngjarjes për të cilën po flasim. Do të Ishte një absurditet që dorëheqja nga detyra e zonjës Ornela Çuçit, të ishte diktuar nga kjo ngjarje. Me sa kam kuptuar kjo zonjë ka dhënë dorëheqjen në një kontekst tjetër. Duket që hapësira për profesionist, është ngushtuar në maksimum në këtë dhe ka ngelur hapësirë vetëm për administrator që janë të prerjes politike, domethënë i vendos partia socialiste për të rregulluar raporte brenda për brenda partisë. Mendoj unë, se largimi i zv/ministres vjen pikërisht si rrjedhojë e një perceptimin se ne nuk kemi ç’të bëjmë më një qeveri kaq të politizuar.

Zoti Zogaj si po ju duket performanca e qeverisë, jo vetëm pas kësaj ngjarje por le të themi së fundmi, dhe çfarë mund të sjellin protestat e paralajmëruara nga Berisha dhe Meta?

Përsa i përket çështjes së qeverisë, kjo është një pyetje shumë e gjerë, gushti gjithashtu është një muaj që s’ka pushim në aspektin politik. Korrupsioni është shkak i konfrontimeve politike, është si “Bezja e kuqe” që shërben për galvanizimin e publikut dhe të opozitës. në lidhje me qëndrimet ndaj qeverisë sepse është qeverisja dhe qeveria dhe agjensitë e saj prodhuesit më të mëdhenj të korrupsionit në vend.

Protestat janë të nevojshme por unë nuk dëshiroj të mbjell iluzione sikur protestat do të zgjidhin gjithçka. Për të qenë efikase opozita duhet të jetë e tille që siç thotë populli ta ketë barutin e thatë dhe ky është problemi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH