Aktualitet

Preç Zogaj: Opozita kundër qeverisë, e vetmja ndeshje elektorale

               Publikuar në : 21:20 - 29/05/20 liberale

Analisti Preç Zogaj tha në emisionin “Java në RTSH” se dy- tre javë më parë prognoza ishte afrimi mes Ramës dhe Metës. Por sipas tij, kjo prognozë ndryshoi në binomin “jo më Rama-Meta kundër Bashës e PD-së, por Rama-Basha kundër Metës dhe LSI-së”.

“Dy tre javë më parë prognozën e të ardhmes politike në vend e dominoi i ashtuquajturi afrim Rama-Meta, që u përkthye si një përsëritje e aleancës PS-LSI në perspektivën e zgjedhjeve të ardhshme.
Pse e gjithë kjo?
Sepse Presidenti po sillej në pandemi ashtu siç i shkon Presidentit.
Kësaj jave prognoza e famshme ndryshoi binomin: Jo më Rama-Meta kundër Bashës e PD-së, por Rama-Basha kundër Metës dhe LSI-së.
Pse kjo?
Sepse Këshilli Politik për reformën rifilloi nga puna.
Sepse ambasadorja e SHBA takoi kreun e qeverisë dhe kreun e opozitës , gjë që mendje lehtësia dhe djallëzia e tepërt politike në këtë vend e lexoi si shkuesi amerikane mes tyre.

Është intresant se në këto skema, kryeministri Rama na del gjithnjë i favorizuar Do të thotë: në mos qoftë vetë ai sponsorizuesi i tyre i drejteperdrejtë, është përfituesi i tyre.
Fusha e bashkëpunimit opozitar është e minuar me diversione që duan të çojnë ujë në mullirin e qeverisë.
Ndaj ruatja e Opozitës së Bashkuar është një mision demokratik.

Ka vetëm një ndeshje elektorale me dobi për zhvillimin dhe qytetarët: Opozita kundër qeverisë. Prishja e kësaj skeme e le qevrinë pa gjykim të qartë dhe te ardhmen e vendit pa alternativë të qartë“, tha Zogaj./Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back