Aktualitet

Preç Zogaj: Berisha nuk rriti dot numrin e deputetëve rreth vetes

Shkruar nga Liberale
Preç Zogaj: Berisha nuk rriti dot numrin e deputetëve rreth vetes

Drejtori i Institutit Pashko, Prec Zogaj deklaroi se pas gjithçkaje që bëri Sali Berisha për të marrë drejtimin e PD-së, megjithëse “Rithemelimi” e zgjodhi kryetar, ai nuk mundi që të rriste numrin e deputetëve demokratë që e mbështesin.

I ftuar këtë të premte në emisionin “Publikisht” në RTSH, Zogaj theksoi se duhet bërë një analizë se përse deputetët demokratë nuk iu Bashkuan Berishës pavarësisht gjithçkaje qe ai bëri për të rimarrë PD-në.

“Sali Berisha, që prej fillimit të lëvizjes, dhe pasi ka bërë kongres dhe kuvend, gjithashtu dhe zgjedhje, dhe prap kuvend. Është zgjedhur kryetar i partisë. Ka krijuar struktura që i janë mbivendosur strukturave ekzistuese. Përsëri nuk ka rritur numrin e deputetëve. Kjo është ngjarja. Si është e mundur. Është i njëjti grup deputetësh që ka pasur”, deklaroi mes të tjerash Zogaj.

Ndërkohë deputeti Gazmend Bardhi deklaroi se pas vetes Berisha ka vetëm 16 deputet të Partisë Demokratike. Ai tha se këta deputet që e ndjekin mendojnë se Berisha është e ardhmja e PD-së dhe se ata jenë në të drejtën e tyre të mendojnë ashtu megjithëse ai nuk ndan të njëjtin mendim me ta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH