Javën e kaluar i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell vizitoi dy kryeqytetet e të dyja vendeve respektive, ndërsa i kërkoi Beogradit zyrtar, të bëjë hapa para dhe të pranojnë realitetin se “Kosova është tashmë shtet i pavarur”.
Gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, diplomati amerikan ka qenë shumë i prerë dhe i qartë. Siç shkruajnë mediat afër presidentit të Serbisë, diplomati Granell ka artikuluar qartë dhe prerë kërkesën e SHBA duke i thënë shkurt Vuçiçit: “Prano Kosovën”. Kjo deklaratë e të dërguarit special për dialogun është konsideruar si e çuditshme dhe e papranueshme nga ana e Serbisë.
“Biseda mes Vuçiçit dhe Grenellit nuk ishte aspak e lehtë. Ai qartë kërkoi që Serbia të njohë Kosovën. Serbia është në një pozitë shumë të vështirë. Ka momente të vështira përpara vendit tonë”– konfirmuan burimet pranë qarqeve diplomatike për gazetën“Kurir”./BW