Aktualitet

Prangoset administratori i picerisë në Tiranë, bashkëjetuesja e tij dhe motoristi

               Publikuar në : 17:46 - 09/10/21 liberale

Një djalë i ri, administrator i një picerie në kryeqytet, u arrestua së bashku me djalin që punonte si motorist në biznesin e tij, ndërsa në telashe me policinë ndodhet edhe bashkëjetuesja e tij 23-vjeçare.

Të tre kishin një qëllim, shpërndanin lëndë narkotike duke u fshehur pas biznesit me të cilin merreshin.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe.

Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash, ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike.

Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back