Aktualitet

Pranga të riut që la shtatzënë 12-vjeçaren, vajza jetonte vetëm me gjyshen

Shkruar nga Liberale
Pranga të riut që la shtatzënë 12-vjeçaren, vajza

Një 23-vjeçar nga Mallakastra ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një 12-vjeçare nga Përmeti. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë kur i riu ka pasur raporte intime me 12 vjeçaren.

Vajza, e cila jetonte vetëm me gjyshen, ka pasur shqetësime dhe ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi. I ati e ka çuar për kontroll në spitalin e Përmetit dhe aty ka mësuar se ajo ka qenë shtatzënë në muajin e dytë.

Vetë fëmija ka treguar emrin e personit që kishte pasur raporte me të e më pas policia e Përmetit ka bërë arrestimin e tij.

Nuk dihet nëse raporti intim ka qenë në kushtet e përdhunimit apo të dëshirës së vetë minorenes. Burimet konfirmojnë se 23 vjeçari mallakastriot dyshohet se është autor edhe i disa grabitjeve të ndodhura në qytet kohët e fundit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH