Aktualitet

Pranga dy 20-vjeçarëve shqiptarë në Itali, shisnin kokainë

Shkruar nga Liberale
Pranga dy 20-vjeçarëve shqiptarë në Itali, shisnin

Dy 20-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar këtë të dielë pasi u kapën duke shitur kokainë në Itali. Policia kishte vendosur prej ditësh nën mbikëqyrje një makinë Fiat Panda, e cila më pas rezultoi se ishte marrë me qira në Rimini.

Me anë të saj dy shqiptarët arrinin deri në këtë qendër, duke u ndalur aty vetëm për disa dhjetëra minuta dhe më pas duke u kthyer në provincën e afërt Romagna.

Sipas policisë, dy shqiptarët janë parë të takoheshin me një person, të njohur nga agjentët si narkoman.

Nga kontrolli i mëpasshëm i kryer ndaj shqiptarëve brenda mjetit, u bë i mundur gjetja e rreth 30 gramë, e mbuluar me kujdes me një shtresë orizi për të thithur lagështinë dhe për të ruajtur cilësinë e kokainës. Një dozë tjetër u gjet në këpucën e veshur nga njëri prej të dyve.

Më në fund u sekuestrua materiali për paketimin e dozave dhe shuma e parave prej 120 euro, e cilësuar si të ardhura të dyqanit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH