Sport

Pranga 50-vjeçarit që goditi me gurë pas koke arbitrin në sfidën Delvina-Elbasani

Shkruar nga Liberale
Pranga 50-vjeçarit që goditi me gurë pas koke arbitrin në

Skenat e dhunës u rikthyen ditën e sotme në futbollin shqiptar, teksa në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Delvinës, ku vdenasit prisnin miqtë e AF Elbasanit, u godit me gurë në minutën e 60-të arbitri i ndeshjes.

Kryesori Xhulio Agolli nga Fieri, është goditur nga tifozët vendas me sende të forta në pjesën e kokës dhe ka qenë i pamundur vijimi i takimit.

Ky takim ishte i vlefshëm për javën e pestë të grupit B në Kategorinë e Dytë dhe deri në ato momente rezultati ishte 0-0.

Sfida degjeneroi në dhunë pas një pretendimi për penallti të Delvinës. Ndërkohë policia njofton se ka vënë në pranga 50-vjeçarin Tritan Pipiko si autorin e sulmit ndaj arbitrit të takimit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin T. P., 50 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë së dytë, ndërmjet skuadrave të Delvinës dhe Elbasanit, të zhvilluar ditën e sotme, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, 50-vjeçari nga lartësia e një pallati afër stadiumit, ka hedhur sende të forta (gurë), në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes, shtetasin Xh. A., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH