Aktualitet

Pranga 5 shoferëve e pezullohen 65 leje drejtimi në jug të vendit

Shkruar nga Liberale
Pranga 5 shoferëve e pezullohen 65 leje drejtimi në jug të vendit

Pesë persona janë arrestuar, ndërsa 65 leje drejtimi janë pezulluar në Vlorë dhe Sarandë.

Ata akuzohen për “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”,  “për tejkalim të normave të shpejtësisë” dhe “për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit”

“Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”; -janë pezulluar 65 leje drejtimi, nga të cilat 57 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit. Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.”- njofton policia

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH