Aktualitet

Pranga 39-vjeçarit në Durrës, ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve plasëse

Shkruar nga Liberale
Pranga 39-vjeçarit në Durrës, ishte shpallur në

Bledar Plaku, 39 vjeç, është arrestuar në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim prej disa vitesh.

Plaku ishte dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim. Ai së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar tre kallëpe lënde plasëse në vitin 2015.

“Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjet e disa shtetasve të kërkuar, bënë të mundur ndalimin e shtetasit:

-Bledar Plaku, 39 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim. Më 17.01.2015, 39-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar tre kallëpe lënde plasëse.”- njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH