Aktualitet

Pranga 28-vjeçarit në Tiranë, autor i dy vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit

Shkruar nga Liberale
Pranga 28-vjeçarit në Tiranë, autor i dy vjedhjeve të

Një 28-vjeçar me inicialet J. D., banues në Tiranë, është vënë në prangat e policisë pasi vodhi pajisje dhe mallra të ndryshme në një biznes dhe në një banesë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që kryente vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit J. D., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i dy vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, konkretisht:

– Më datë 02.10.2022, në rrugën “Artan Lenja”, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe orendi, në një banesë;

– Më datë 03.10.2022, dyshohet se ka vjedhur disa mallra dhe një pajisje elektroshtëpiake, në biznesin e shtetasit N. P.”– njofton policia.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH