Aktualitet

Pranga 22-vjeçarit në Rinas, tentoi të korruptonte policinë

               Publikuar në : 16:54 - 26/10/20 liberale

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një 22-vjeçar, pasi tentoi të korruptojë punonjësit e policisë, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së.

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale R. A., banues në Elbasan.

Kapja e tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, i riu, duke qenë se nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back