Aktualitet

Pozitiv me Covid, MSH për herë të parë publikon emrat e të testuarve

               Publikuar në : 22:26 - 19/06/20 liberale

Kryeministri Edi Rama bëri publik emrat e dy regjisorëve Edmond dhe Robert Budina, nëpërmjet një statusi në Twitter ku lajmëroi se ata ishin pozitv me Covid-19. Më pas kanë ardhur edhe reagimet e dy vëllezërve Budina, të cilët kanë thënë se lajmi u është komunikuar me telefon dhe se nuk kanë parë asnjë dokument, por nuk kanë munguar as akuzat e tyre se rasti i tyre po përdoret politikisht.

Robert Budina deklaroi gjithashtu se do t’a bënte sërish tamponin, për të konfirmuar nëse ishte prekur me koronavirus.

Për të rrëzuar akuzat e vëllezërve Budina, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar emrat e tyre si pozitiv me virusi, një praktikë që nuk është ndjekur me anjë pacient prej fillimit të pandemisë.

<
>
auto_edmo1592592693 auto_rober1592592691

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back