Aktualitet

Postoblloqe në gjithë italianë për shqiptarin e arratisur nga burgu, bënte kërdinë me vjedhje

Shkruar nga Liberale
Postoblloqe në gjithë italianë për shqiptarin e arratisur

Tre të burgosur shqiptarë kanë tentuar të arratisen nga burgu i Trevisos, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pasi prenë hekurat e qelisë dhe zbritën me çarçaf.

Dy prej tyre janë kapur menjëherë nga agjentët e policisë së burgjeve, para se të largoheshin nga burgu, ndërsa i treti arriti të humbiste gjurmët dhe është në kërkim nga policia. Gennarino De Fazio, sekretari i përgjithshëm i policisë së burgjeve të UILPA, raporton se i arratisuri, një 27-vjeçar, u ndalua "me një urdhër-arresti evropian, për tentativë vrasje, grabitje, posedim lëndësh plasëse dhe krime trafiku drogë, të gjitha kryer jashtë Italisë”.

Përveç grabitjes së kryer në Mogliano në nëntor 2021, ndaj naftëtarit Luciano Miotto, shqiptari Edison Pula kërkohej së bashku me një bashkëpunëtor, për plaçkitjen e shtëpive të Valbellunës, pasi kishte kryer një së sërë vjedhjesh.

Autoritetet kanë ngritur postblloqe dhe kanë shpërndarë të dhënat në të gjithë Italinë.

Pula është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare. Ai është dënuar për vrasje, grabitje si dhe është kapur më lëndë plasëse dhe krime të tjera që lidhen me trafikun e drogës.

Në vitin 2016 ai u arratis nga Komisariati i Krujës.

Në atë kohë u arrestua bashkë me 8 persona të tjerë, pasi më 19 shtator të 2016 i vunë eksploziv automjetit të ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja, i cili mbeti i plagosur rëndë. Pula ka qenë pjesë një prej bandave në Nikël të Fushë-Krujës./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH