Aktualitet

"Posti i saj mbahet në fijen e perit", deputetët konservatorë kundërshtojnë Liz Truss pas shkarkimit të kancelarit të saj

Shkruar nga Liberale
"Posti i saj mbahet në fijen e perit", deputetët

Kryeministrja britanike, Liz Truss po përballet me një reagim të ashpër nga deputetët konservatorë pasi, shkarkoi kancelarin e saj dhe njoftoi, se do të ketë një kthesë të dytë në një nga politikat ekonomike.

"Ne nuk mund të vazhdojmë kështu pafundësisht", ka thënë një ish-ministër për BBC-në.

Një tjetër deputet konservator ka thënë se partia ndodhet në një gjendje dëshpërimi. Mbështetësi i Truss, Christopher Chope tha se koha do të tregojë, nëse ajo kishte bërë mjaftueshëm për të siguruar pozicionin e saj, duke i quajtur ata që komplotonin për ta larguar nga detyra, si "hienat e saj".

"Ne nuk mund të detyrojmë një kryeministër tjetër të largohet nga detyra, ne thjesht duhet të qetësohemi dhe të përpiqemi t'i japim kryeministrit mbështetjen tonë”, është shprehur ai.

Në një përpjekje për t'i dhënë fund trazirave në tregjet financiare, Truss shkarkoi kancelarin dhe aleatin e saj të ngushtë, Kwasi Kwarteng, duke e zëvendësuar atë me ish-sekretarin e jashtëm Jeremy Hunt. Ajo më pas ndryshoi një politikë kyçe për të hequr një rritje të planifikuar të taksës së korporatës nga 19% në 25%.

Pas kësaj, deputeti konservator për Coalville, Andrew Bridgen, tha se ai mendonte që në javët e ardhshme kjo do të ishte një sfidë për kryeministren Truss.

Bridgen, i cili mbështeti Rishi Sunak për të qenë udhëheqës, tha se, "shkarkimi i Kwasi Kwarteng, kur ai zbatoi politikat, që ajo i kërkoi të bënte nuk do të sjellë besnikëri ndaj saj."

Ndërkohë, ish-udhëheqësi konservator William Hague tha se posti i saj kryeministër ishte i varur në fije të perit. /Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH