1

Portierja luan shtatzënë, Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë

               Publikuar në : 15:56 - 31/07/20 liberale

E pabesueshme, por portierja e Vllaznisë ka luajtur shtatzënë. Vllaznia për femra ka fituar në finalen e Kupës 4-0 ndaj Apolonisë. Pas fitimit të titullit kampion, Vllaznia fitoi edhe kupën. Trofeu në këtë finale u ngrit nga portierja Ardiola Raxhimi, e cila në një prononcim për “ShkodraSport”, zbulon se është shtatëzënë.

“Është një kënaqësi shumë e madhe kur ngre lart një tjetër trofe. Por shpresoj që Apolonia të mos e reklamojë ndeshjen sepse Vllaznia ka luajtur me 12 vetë në këtë takim. Po zbuloj këtu faktin se unë jam shtatëzënë dhe prandaj gëzimi është edhe me i madh. Jam shume e lumtur per kete gje por premtoj se vitin e ardhshem do te jem serish ne fushe per te fituar te tjera trofe me Vllazninë”, u shpreh Ardiola.

Në fund të ndeshjes shoqet kanë vrapuar për ta uruar duke i vendosur dorën te barku. Kujtojmë se sipas rregullores sportive, kur je shtatzënë, mund të luash deri në muajin e tretë.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back