Aktualitet

Portali i huaj: Edi Rama dhe rreziku për një konflikt civile

               Publikuar në : 10:15 - 14/05/19 E Liberale

Dhjetëra mijëra qytetarë që kanë protestuar kundër qeverisë shqiptare janë përballur me Policinë e Shtetit. Tubimi përfundoi me shjetra protestues të plagosur, arrestime dhe përdorim të pakontrolluar të gazit lotsjellës në afërsi të zonave të banuara, që rrezikoi shëndetin e banorëve dhe të protestuesve.

Krerët e opozitës akuzojnë qeverinë e Edi ramës për mashtrim dhe blerje të votës. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të sigurojë një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik.

Mediat e huaja dhe disa zyrtarë të huaj denoncojnë qeverinë e Edi Ramës. Gjatë gjashtë viteve të tij në pushtet Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis, ndërkohë që kishte edhe konstrabandë droge.

Niveli i lartë i korrupsionit ka dobësuar ekonominë, ka shkaktuar papunësi, ka ngadalësuar procesin e integrimit drejt anëtarësimit në BE dhe ka detyruar shqiptarët të largohen nga vendi i tyre.

Për gjashtë vite, qeveria e Edi Rama ka pasur sukses vetëm në propagandën qeveritare, nuk ka pasur investime të huaja, asnjë plan zhvillimi, dhe asnjë masë për të përmirësuar standardet e jetesës për shqiptarët. Sot, në Shqipëri klasa e mesme përpiqet të mbijetojë dhe pasuria përqendrohet vetëm në duart e disa oligarkëve, që janë krahu i djathtë i Kryeministrit. Qeveria e Edi Rama ka pasur një dështim të plotë.

Së fundmi një zyrtar gjerman tha se vendet e BE-së duhet të jenë të vetëdijshme për rrezikun që udhëheqës të tillë ballkanikë shkelin parimet themelore të demokracisë.

Politika e Jashtme e Edi ramës, veçanërisht ajo e rajonit të Ballkanit ka shkaktuar shqetësime të mëdha për shkak të planit të tij dhe mbështetjes për riorganizimin e kufijve midis Serbisë dhë Kosovës.

Kjo iniciativë është e rrezikshme sepse mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë dhe më serioz.

Vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe s’ka parlament ligjor. Lidhja e tij me krimin e organizuar dhe përfshirja e tyre në zyrat e larta të shtetit është denoncuar për disa vite nga mediat botërore dhe autoritetet e huaja. Partitë shqiptare opozitare kanë lënë parlamentin dhe kanë djegur mandatet e tyre duke i kërkuar Kryeministrit të japë dorëheqjen dhe të krijohet një qeveri tranzitore që të mbikëqyrë procesin zgjedhor të zgjedhjeve teë 30 qershorit.

Nëse kryeministri Rama do të vazhdojë kështu atëherë pritet një konflikt civil. Me përfshirjen e policisë së shtetit dhe të ushtrisë, priten viktima, trazira dhe dhunë. Kjo do të jetë një pengesë për të ardhmen e vendit dhe jetën e shqiptarëve. Një luftë civile në këtë shtet të vogël ballkanik perëndimor mund të përhapet lehtësisht. Ballkani, i cilësuar si një “fuçi baruti” i Europës, nuk ka nevojë për shumë që të shpërthejë.

Në situatën ku ndodhet Shqipëria, e vetmja zgjidhje është dorëheqja e Edi Ramës. Vetëm kjo mund të parandalojë një luftë civile të mundshme.

Është turp që në ditët moderne, vullneti i një njeriu mund të vendosë për fatin e një vendi të tërë. A do të tregojë Rama integritetin dhe të japë dorëheqjen për hir të popullit të tij apo do ta udhëheqë vendin në një luftë civile?/ Përshtatur nga OffGuardian – Gazeta Liberale

(Visited 1 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *