Aktualitet

“Porositësi”/ Aleksandër Noga përdori killerin 23-vjeçar në tre atentate. E pabesueshme si dështoi ta linte të vdekur shënjestrën në Belgjikë

Shkruar nga Liberale
“Porositësi”/ Aleksandër Noga përdori killerin

Dëshmitë e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj zbardhen disa krime në Shqipëri, por edhe bashkëpunëtorin më të ngushtë të Aleksandër Nogës, i cili tashmë ndodhet i arrestuar në Belgjikë.

Bëhet fjalë për "killerin" 23-vjeçar Kevin Zeneli, alias Kevin Suçi, të cilin e ka përdorur në tre atentate, dy prej tyre në Shqipëri dhe një në Belgjikë.

Më 4 Janar të këtij, Kevin Zeneli, ishte autori i atentatit në “Bon Bosko” në kryeqytet, porosi e marrë nga Aleksandër Noga. Në atë ngjarje u qëllua me breshëri kallashnikovi drejt tavolinës së lokalit ku ishin ulur 5 persona dhe mbeti i vrarë  Erion Çela, 35 vjeç dhe u plagos i vëllai i tij, daja, kamarieri dhe një person tjetër.

Kevin Zeneli ishte porositur për të vrarë Geron Hasanbelliun, por ngatërroi objektiv duke vrarë Erion Çelën. Për atë vrasje ishin rekrutuar dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj për ta kryer vrasjen, por në fund ata nuk ranë dakord dhe atentati u krye nga Kevin Zeneli, të cilin më pas dy vëllezërit e kanë ndihmuar për tu larguar jashtë shteti.

Kevin Zeneli nga hetimet del edhe si autor i vrasjes së Arben Merkurit, i njohur ndryshe si ‘Maneci’, ngjarje e ndodhur në maj të këtij viti. Edhe në këtë atentat, ai është ndihmuar nga dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj.

Por, këto nuk ishin krimet e vetme të 23-vjeçarit.

Sipas Policisë, ai rezultonte më herët në kërkim ndërkombëtar për një tentativë vrasjeje në Belgjikë.

Bëhet fjalë pikërisht për atentatin e ndodhur ndaj Erion Hasanbellit, i cili u plagos në Bruksel me breshëri plumbash, ngjarje kjo e ndodhur në 12 Qershor të këtij viti. Pavarësisht se e qëlloi me 6 plumba mbi trup, Kevin Zeneli dështoi ta linte të vdekur shënjestrën në atë atentat.

Me sa duket, Kevin Zeneli është përdorur edhe në këtë ngjarje nga Kasandër Noga, i cili me Erion Hasanbellin ka një histori të vjetër hakmarrje, e shënjuar me vrasje dhe plagosje, në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Por teksa porositësi Aleksandër Noga ndodhet pas hekurave në Belgjikë, "ushtari" i tij Kevin Zeneli, vijon të jetë ende i lirë.

Ai u shpall ditën e sotmme në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar "Porositësi"./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH